Ushtari amerikan i vrarë në Afganistan 'hedh në erë' marrëveshjen me talibanët. Gjithsesi diplomacia në Afganistan nuk ka marrë fund

Ushtari amerikan i vrarë në Afganistan 'hedh në erë' marrëveshjen me talibanët. Gjithsesi diplomacia në Afganistan nuk ka marrë fund

A do të kishte firmosur presidenti amerikan Donald Trump marrëveshjen me talibanët, sikur të ishin vetëm dhjetëra afganë të vrarë? Shumë analistë mendojnë se Trump do t'u kishte dhënë personalisht sot dorën talibanëve, ndoshta edhe do të kishte vendosur firmën e tij.

Padyshim, të krahasosh numra të vdekurish është cinike, por duket se është pikërisht kjo logjikë, që sipas shumë analistëve, ndjek Presidenti amerikan në Tweet-et e tij.

Koordinatori rajonal për Afganistanin dhe Pakistanin në ‘DW Akademie’, Florian Weigand, thotë se “Trump e di shumë mirë se një shtrëngim duarsh me ata që sapo kanë vrarë një amerikan do të kishte qenë helm për fushatën e tij elektorale që po nis. Si shpesh, ai ndjek instinktin e tij për gjendjen shpirtërore të momentit në Shtetet e Bashkuara. Pasojat për të ardhmen diku tjetër në botë? Kanë pak rëndësi”.

A mori fund me këtë gjithë beteja gati njëvjeçare për një perspektivë paqeje në Hindukusch?

Të dyja palët duan një marrëveshje. Talibanët kanë kërcënuar se nuk do t'i ndërpresin sulmet as në të ardhmen dhe se prej tyre do të vriten edhe më shumë amerikanë. Ata gjithashtu kontrollojnë pjesë të mëdha të Afganistanit dhe kanë mundësi të sulmojnë kudo ku dëshirojnë, madje edhe në qendër të kryeqytetit Kabul.

Për Florian Weigand , ata e kanë të qartë se luftën në Afganistan nuk mund ta fitojnë pa u ndalur, për aq kohë sa atje ndërhyjnë forcat e armatosura perëndimore. Po të ishte ndryshe, ata nuk do të ishin ulur kurrë në një tryezë me armikun për vdekje, SHBA. Edhe në Washingtoi, pas retorikës emocionale në Twitter do të rikthehet serioziteti diplomatik”.

Po qeveria afgane, çfarë bën?

Por që kjo marrëveshje të hidhet me mendjelehtësi në koshin e plehrave, këtë nuk mund ta dojë as Trump. Mbi të gjitha, me këtë do të vihej në diskutim një premtim elektoral i rëndësishëm i tij : tërheqja e shpejtë e të gjitha trupave amerikane nga Afganistani. Dhe në këtë rrugë nuk duhet të ketë më ushtarë të vdekur. Viktimat në fushatën elektorale do t'i viheshin në faturë Trumpit.

Sipas Weigand , “talibanët do të bënin mirë që ta rimendojnë diplomacinë e tyre të dhunshme. Pas mesazheve në Tweeter nga Uashingtoni edhe ata duhet ta kenë kuptuar që bombat e tyre nuk mund të hapin rrugën për një sukses të shpejtë.

Po, ekziston edhe një palë e tretë që është shtypur deri tani sistematikisht nga SHBA dhe talibanët, por që tani mund të rifitojë rëndësi: qeveria afgane. Megjithë kundërshtitë, ajo dëshiron të zhvillojë zgjedhje në shtator, për ta ritheksuar legjitimitetin e saj me një konfirmim të ri në kutinë e votimit. Për një kohë të gjatë, ky projekt ishte në diskutim. Tani kanë mbetur vetëm tri javë - po vijnë ditë ankthi, madje edhe pa mesazhe të reja befasuese në tweeter nga Trumpi”.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen