‘Ushtari’ i Dumanit kërkon sërish statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë! Henrik Hoxha: Eldi Dizdari porositi vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha

‘Ushtari’ i Dumanit kërkon sërish statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë! Henrik Hoxha: Eldi Dizdari porositi vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj

Këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca paraprake për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Ish-bashkëpunëtori i drejtësisë të cilit iu hoq statusi Henrik Hoxha i dyshuar për disa vrasje, nëpërmjet avokatit kërkoi që ti rikthehet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë. Hoxha argumentoi se ka qenë bashkëpunëtori më i drejtë pasi ka treguar ngjarje dhe detaje nga krimet më shumë se çdo bashkëpunëtor tjetër. Me heqjen e statusit si rrjedhojë e mosdeklarimit të disa ngjarjeve ku ka qenë autor apo bashkëpunëtor sipas SPAK dhe GJKKO, ai tashmë” nuk përfiton nga ulja e dënimit. Hoxhaj ka qenë bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit dhe grupit të tij në disa vrasje dhe atentate.

Lidhur me një nga ngjarjet kriminale atë të atentatit ndaj biznesmenit Lulzim Masha, Hoxha përkundër deklarimeve të Nuredin Dumanit, tha se porositës ka qenë i shumëkërkuari i drejtësisë që dyshohet se fshihet në Dubai Eldi Dizdari. Më herët ai kishte deklaruar se kishte pajtuar Skerdi Tasin për të vrarë biznesmenin. Sipas Henrik Hoxhës, Nuredin Dumani i kishte thënë se duhej të vritje djali i Lulëzim Mashës, pasi mashtronte njerëzit dhe u merrte para.

Duke qenë se djali fshihej në Maqedoni “porositësit” kanë tentuar të vrasin babanë e tij, ndërsa për atentatin ishin ofruar 100 mijë euro.

Deklarata e sotme në gjyq e Henrik Hoxhës shihet me rezerva pasi më parë kishte thënë se nuk kishte dijeni për llogari të kujt kishte marrë Nuredin Dumani këtë porosi. Ndërkohë vetë ky i fundit ka deklaruar se në këtë ngjarje ka qenë i përfshirë, Aleksandër Baho (“Sakati”). Dumani do të rrëfente se pasi Suel Çela (i shpallur në kërkim në kuadër të “Plumbi i Artë) i dha numrin e personit që e donte të eliminuar pronarin e shkollës, ai shkoi në Gjilan të Kosovës ku siguroi armët, motorin dhe paratë për të kryer ekzekutimin e Lulzim Mashës. Sipas Dumanit, ky person është Aleksandër Baho. Për këtë vrasje u ofruan plot 150 mijë euro. Lidhur me atentatin ndaj Lulzim Mashës, SPAK ka marrë të pandehur Henrik Hoxhajn, Skerdi Tasen, Nuredin Dumanin dhe Suel Çelën. Seanca paraprake për të pandehurit me 16 anëtarët e grupeve kriminale, u shty për të premten e ardhshme pasi disa nga avokatët merrnin pjesë në një seancë tjetër dhe kërkuan kohë për njohjen me aktet.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 11/12/2023 22:07

    Ketyre parazitve u duhet dhene 41 bis per jete sepse nuk jane aspak te penduar,kane treguar nje pjese se te vertetes,pa implikuar rrethun e tyre te ngushte

    Përgjigju
  • mergimtari: 11/12/2023 14:20

    Marifete per ti shpetuar denimit te perjetshem.Kjo kerkese e statusit "bashkepunetor i drejtesise" ashtu sikurse "gjykim i shkurtuar" ne mendimin tim nuk duhet te jene.Ata jane vrasesa dhe si te tille duhet te denohen.

    Përgjigju
  • Loni: 11/12/2023 13:27

    Burg perjete meritojne te 2 edhe cka kan qen me keto ne keto atentate. Cfare bashkepunetoresh drejtesie ore keta te vrasin pa piken e meshires. Kafshe gjak ftohta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë