Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë kryer një sulm ndaj një mjeti lundrues të dyshuar për trafik droge në Paqësorin lindor. Si pasojë e sulmeve një person ndërroi jetë.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në platformën sociale X nga Komanda Jugore e SHBA-së, e cila sqaroi se operacioni u zhvillua në ujëra ndërkombëtare dhe se nuk pati humbje në radhët e ushtrisë amerikane.
Sipas Komandës, ky aksion është pjesë e operacionit ushtarak të nisur nga administrata e presidentit Donald Trump kundër rrugëve të trafikut të drogës në Detin e Karaibeve dhe në Paqësorin lindor.
Që nga shtatori, forcat e armatosura të SHBA-së kanë nisur dhjetëra bombardime të tilla në Karaibe dhe Paqësor, në të cilat të paktën 105 persona kanë humbur jetën, pa paraqitur kurrë prova se anijet e synuara ishin të përfshira në aktivitete të paligjshme.
Komente








