Duke folur në një panel që diskutonte të ardhmen e ushtrisë amerikane, gjeneralë dhe figura të tjera kryesore kanë parashtruar parashikimet e tyre dëshpëruese rreth konflikteve të së ardhmes.
“Armët e sofistikuara dhe inteligjenca artificiale do të dominojnë këto luftra të dhunshme midis shteteve super agresive,”kanë deklaruar ata.
Majori William Hix është shprehur në raportin e tij: “Një konflikt në të ardhmen do të jetë jashtëzakonisht vdekjeprurës dhe i shpejtë e ne nuk do mundemi ta ndalojmë. Shpejtësia e veprimeve ka të ngjarë t’i tejkalojë aftësitë tona njerëzore.”
Hix paralajmëron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për një shkallë dhunë që ushtria amerikane se ka parë që nga korea, ku mbi 30.000 trupa të ushtrisë u vranë.
Gjenerali është shprehur se Kina dhe Rusia gjithashtu po zhvillojnë aftësitë ushtarake të nxitura nga teknologjitë e reja.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com