SHBA rrëzon një raketë të rebelëve Houthi drejtuar luftanijes amerikane në Detin e Kuq

Ushtria amerikane rrëzoi një raketë të lëshuar nga rebelët Houthi në Detin e Kuq që ishte drejtuar në një prej anijeve të saj luftarake. Mbështetësi i shquar i Houthi-t, Hussain Al-Bukhaiti tha për BBC se luftëtarët do të synonin luftanijet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe nëse sulmet në Jemen vazhdojnë.

Ndërkaq sekretari i mbrojtes britanike Grant Shaps deklaroi se rebelëve Houthi iu dhanë të gjitha paralajmërimet e mundshme që të ndalonin sulmet mbi anijet tregtare në Detin e Kuq, para se SHBA dhe Britania të godisnin objektivat e tyre në Jemen. Zyrtari britanik nuk bëri të ditur nëse do të ketë sulme të tjera, por tha se situata po monitorohet me kujdes. Shaps tha se ishte e rëndësishme të sigurohet tregtia e lirë ndërkombëtare duke mbrojtur anijet që lundrojnë në Detin e Kuq. Ndërkohë për shkak të pasigurisë së krijuar nga sulmet e grupit militant Huthi pas nisjes së luftës në Gaza, shumë kompani kanë reduktuar lundrimet e anijeve tregtare në detin e kuq, ku disa prej tyre si Tesla, Volvo i kanë pezulluar përkohësisht.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Mbi 24 mijë të vrarë që nga fillimi i luftës! SHBA rrëzon një raketë të rebelëve Houthi drejtuar luftanijes amerikane në Detin e Kuq!


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike