Ushtria amerikane shtab në vendin tonë, Kollçaku: Nuk u zgjodhëm rastësisht, do ketë efekte pozitive! Javën tjetër nisin punimet në bazën e Kuçovës

TIRANË- Ngritja e shtabit pararojë të ushtrisë amerikane në vendin tonë, për deputetin e Partisë Socialiste Bardhyl Kollçaku nuk është një përzgjedhje rastësore, por ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi ndër vite mes Forcave të Armatosura Shqiptare me NATO-n dhe SHBA-në. Në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, deputeti tha se ky shtab do të sjell efekte pozitive për paqen dhe sigurinë në rajon.

“Do ketë efekte pozitive për Shqipërinë, rajonin për paqen dhe sigurinë. Dua të parashtroj sesi kemi arritur në këtë lajm kaq të rëndësishëm. Në deklaratën e Komandës Amerikane për Operacionet Speciale për Europën thuhet se Shqipëria është një aleat i fortë i NATO-s, SHBA dhe qeveria shqiptare kanë marrëdhënie të shkëlqyera të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes që kjo tregon në mënyrë të drejtpërdrejtë që përzgjedhja nuk është rastësore por fryt i një bashkëpunimi të gjatë i kalitur në beteja e përbashkëta që FA kanë qenë krah për krah me partnerët amerikanë në Irak në Afganistan po ashtu e kanë burimin tek një bashkëpunim i shkëlqyer që kanë FA tona gjatë anëtarësimit në NATO. Shqipëria ka drejtuar disa iniciativa rajonale Kartën e Adriatikut, Ministerialin e Europës Juglindrore, Komandën e Sibrikut, jemi në Ballkanin e Hapur janë disa procese ku Shqipëria nuk është vetëm anëtare, por është në rol lider. Përzgjedhja e Shqipërisë në këtë rast që të jetë vendndodhja e shtabit nuk është rastësore është fryt i një kontributi”, tha Kollçaku në Report Tv.

Gjenerali shpjegoi në Report Tv së në shtab do të kryhen operacione nga trupa të specializuara të cilat kanë si synim goditjen e terrorizmit. Për Kollçakun ngritja e shtabit është një përgjigjje për konfliktet,siç janë ato mes Rusisë e Ukrainës. Ish-kreu i FA-së nuk la pa përmendur edhe situatën në Ballkan, sa i përket Bosnjë-Hercegovinës apo aramatimit të Serbisë nga Rusia. Sipas tij, ky shtab, por edhe stërvitja Defender 21 që u mbajt në vendin tonë dhe do të pasohet nga Defender 23, tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Janë operacione të kryera nga një trup e specializuar me teknik dhe armatime nga më të sofistikuarat që realizon goditje dhe veprime kryesisht në prapavijë të armikut me efekte strategjike kundër terrorizmit, objektiva qoftë në kohë lufte, qoftë në kohë paqeje. Është një përgjigje për situatën në të cilën ndodhet sot krahu lindor i NATO-s por dhe situata në kufirin Rusi-Ukrainë edhe në konflikte të tjera të ngrira në harkun e një stabiliteti në lindje dhe në jug të aleancës, për të cilat është parë e arsyeshme që të ketë një shtab pararojë i cili do të vlerësojë situatën rast pas rasti por edhe do të koordinojë të gjitha veprimet e forcave që vijnë jo vetëm nga ana logjistike por edhe nga ana konceptuale. Baza e tillë kryesore është në Stuttgart përgjegjëse për të gjithë Europën”, tha ai.

Është një vlerësim dhe një përgjigje për kërcënimet dhe rreziqet që janë të shtuara në lindje, për rajonin sepse nuk është sekret të themi që ka përpjekje edhe për të stabilizuar rajonin, shikojmë që Serbia armatoset me bujari nga Rusia, Bosnja Hercegovina është në një situatë jo shumë të qartë, stërvitja Defender 21 dhe Defender 23 që do zhvillohet vitin e ardhshëm që u zhvillua vitin e kaluar janë një tregues që SHBA dhe NATO nuk e ka braktisur rajonin, jemi këtu dhe më të fuqishëm se më parë”, u shpreh gjenerali.

Kollçaku tha se operacionet do të jenë një mundësi e mirë edhe për forcat ushtarake të rajonit që të vijnë të trajnohen në Shqipëri dhe të mësohen me metoda të specializuara.

“Jo vetëm me forcat tona ushtarake, por edhe nga rajoni me partnerët. Mendoj që kjo duhet të jetë një mundësi shumë e mirë për forcat e sigurisë së Kosovës që të vijnë të trajnohen dhe të krijojnë edhe ata elementët e tyre të forcave speciale por edhe vende të tjera të rajonit. Është një mundësi e artë. Jo vetëm ushtarake por edhe mund të jenë por mund të jenë edhe forcat speciale që janë struktura të sigurisë”, vijoi ai.

Ndërkohë, deputeti i PS-së bëri me dije se javën e ardhshme do të mbahet ceremonia e fillimit të punimeve për bazën ajrore të Kuçovës, teksa shtoi se shtabi pararojë i ushtrisë amerikane më shumë mundësi do të ngrihet në Tiranë.

“Baza ajrore e Kuçovës është një investim i përbashkët, disa shpenzime për rrethimin për shpronësimet do bëhet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do bëhen sipas çmimit të tregut. Javën e ardhshme do ketë ceremoni për fillimin e punimeve, ndoshta do jetë në Tiranë shtabi, e rëndësishme është që aktiviteti i këtyre forcave do jetë në gjithë territorin. Ne duhet të mendojmë me SHBA ose NATON, të kemi prezencë në këtë bazë, shtabesh ushtarakësh. Janë disa lajme të mira në fushën e sigurisë, do të ulemi për herë të parë në Këshillin e Sigurisë së OKB-së, tregon që jemi në rrugën e duhur, për të treguar një rol jo vetëm për rajonin por edhe më gjerë”, tha deputeti i PS-së, Bardhyl Kollçaku.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari