ATHINË - Në intervistën e tij në një gazetë të ditës së diele, ai zbulon se struktura ushtarake e partisë neonazistë greke është e plotë dhe me 3000 ushtarë, të gatshëm për gjithçka.
Ato ç’ka deklaron neonazisti janë shokuese, pasi ai thotë se “disponojnë rreth 50 falanga me një numër të madh anëtarësh, të cilat janë të gatshme për përleshjet në rrugë dhe pothuajse po kaq falanga (skuadrilje të vdekjes) me nga gjashtë anëtarë- komando për godite të specializuara, natyrisht pas urdhrit që marrin nga udhëheqja e organizatës, e cila përbëhet nga tre udhëheqës ideologjikë e ushtarakë.
Skuadriljet e vdekjes marrin përsipër agresione e sulme të posaçme kundër emigrantëve ose goditje ndëshkuese ndaj armiqve të organizatës. Çfarëdo lloj gjëje që nënkupton kjo!”
“Stërvitja jonë nuk është vetëm ajo ç’ka di populli, në lidhje me kampet e pushimeve, etj. Ne ndjekim një stërvitje të posaçme nga komando dhe ushtarakë të ushtrisë greke, por edhe stërvitje me armë në rrethinat e Athinës, si edhe zona të tjera të Greqisë: Në Rafina, Parnitha Fili, Porto Germeno, Mani, Evia, etj, thotë ai dhe thekson: “Agimi i Artë është një organizatë që të kujton skuadriljet e nazistëve.
Ata kanë hierarki absolut, e cila ruhet me fanatizëm dhe ne i japim rëndësi të posaçme stërvitjes ushtarake të anëtarëve. Në stërvitje përfshihet boksi, alpinizmi dhe noti, të cilat kulmohen me stërvitjen me armë të të gjitha llojeve.
Trajnuesit ushtarakë te anëtarëve të Agimit të Artë janë nga policia dhe ushtria, por edhe nga shërbimet sekrete, jo vetëm të dalë në pension, por edhe në shërbim aktiv. Kryesisht anëtarët më aktivë dhe më të rrezikshëm të organizatës vijnë nga forcat speciale të ushtrisë dhe komando të ndryshme, por edhe ata ushtarakë, të cilët kanë qenë mercenarë në luftëra të ndryshme në mbarë planetin”.
Skuadrat kryesore janë skuadriljet e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat veprojnë pas udhëzimeve sekrete. Sikundër thuhet këto skuadra mund të godasin në mënyrë të menjëhershme dhe të befasishme si gueriljet e qyteteve, të ruajnë karakterin komplotues dhe të mbulojnë gjurmët e tyre, në mënyrë që të mundtë largohen pa diktuar bazat e tyre.
Këto skuadrilje përbëhen kryesisht nga grekë të pashkolluar, por në radhët e tyre ka edhe shumë minoritarë nga Shqipëria, ose edhe nga ish vendet e Bashkimit Sovjetik, të cilët janë rekrutuar qysh të vegjël, duke përdorur urrejtjen që mbartnin...
Këto skuadrilje godasin kryesisht emigrantë, por edhe grekë aktivistë antifashistë, sikundër edhe anëtarë të Agimit të Artë, të cilët, tradhtojnë organizatën. Gjithashtu pjesa ushtarake e kësaj organizate funksionon në mënyrë të tillë që asgjë të mos zbulohet apo vërtetohet”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com