Ushtria iraniane deklaroi sot se kreu sulme me dronë, duke synuar konkretisht një njësi kyçe të Policisë dhe një qendër komunikimi satelitor në Izrael.

Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, ushtria e Republikës Islamike tha se "kishte në shënjestër qendrat e sigurisë dhe selinë e policisë së regjimit sionist".

Po ashtu ata deklaruan se sulmet kishin si objektiv edhe njësinë speciale Lahav 433, FBI-në izraelite dhe një qendër komunikimi satelitor.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Shpërthime në Bahrein, Irani: Do të vrasim Netanyahun! Trump thirrje Kinës dhe Evropës për sigurinë në ngushticën e Hormuzit: Dërgoni anije! Seuli: Po e shqyrtojmë kërkesën