
Ushtria e Izraelit e pranoi të premten se e ka goditur një ambulancë gjatë sulmeve ajrore në Rripin e Gazës. Kjo ambulancë sipas izraelitëve kishte militantë të grupit palestinez, Hamas. Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, tha se ambulanca ishte duke evakuuar njerëz të plagosur nga veriu i rrethuar në jug të vendit. Kurse Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se ambulanca “po përdorej nga Hamasi”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulmohet ambulanca jashtë spitalit të Gazës, ka viktima! Izraeli merr përgjegjësinë: Po përdorej nga militantë të Hamasit








