Ushtria e Kosovës, reagime e
para nga Serbia dhe Rusia

Ushtria e Kosovës, reagime e<br />para nga Serbia dhe Rusia<br>
Deklarata e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Ëess Mitchell në Beograd se Kosova ka të drejtë të themelojë forcën e saj ushtarake dhe se kjo forcë nuk do të ishte kërcënim për Serbinë dhe Serbët, ka sjellë reagime të shumta në Serbi por edhe në Moskë.

I pari që ka reaguar për këtë deklaratë të zyrtarit të lart amerikan, i cili gjithashtu bëri të ditur se askush nuk mund të vendosi veton dhe ta pengojë Kosovën në zhillimin e strukturës së Ushtrisë, ka qenë ministri i serb i mbrojtjes, Aleksandet Vulin.

Vulin është shprehur për mediat serbe se  në Kosovë bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit,  mund të ketë vetëm një forcë të armatosur, e ato janë forcat paqeruajtse të KFOR- it dhe vetëm nëpërmjet ndryshimit të rezolutës mund të realizohet edhe krijimi i ushtrisë, në të kundër, çdo formacion tjetër ushtarak i krijuar nga Kosova do të ishte i paligjshëm dhe kërcënim për paqen dhe stabilitetin e të gjithë Ballkanit.

Ndërkohë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, ka reaguar edhe Moska, duke deklaruar se krijimi i ushtrisë së Kosovës vetëm sa do ta ashpërsonte edhe më shumë situatën e tendosur mes dy vendeve. Gjithashtu moksa ka shkuar edhe më tej duke deklaruar se ky formacion i ri ushtarak do të ishte një faktor destabiliteti në të gjithë kontinentin Europian.

Ndërkohë autoritetet në Prishtinë e kanë bërë të qartë se qëllimi i tyre është shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Presidenti Thaçi ka deklaruar më herët se formimi i ushtrisë së Kosovës është në interes të paqes në Kosovë dhe rajon.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel