WASHINGTON - Grupet xhihadiste që luftojnë në Siri janë të përgatitura për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata bombë u lëshua në senatin amerikan nga vetë drejtori i NSA-së, Këshillit Kombëtar të Sigurisë, James Clapper, i cili konfirmoi se momentalisht në Siri ndodhen mbi 7 mijë ushtarë të huaj që kanë ardhur nga disa shtete që ndodhen në Europë dhe nga vendet arabe.
Deklarata e tij merr rëndësi të madhe, nëse përmendet fakti që qindra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, u janë bashkuar radhëve të këtyre ekstremistëve. Shqiptarët shkojnë në Siri, duke kaluar nga Turqia, kryesisht përmes OJF-ve si dhe përmes mashtrimeve gjoja sikur punësohen në shtetet arabe. Mbi 10 shqiptarë tashmë kanë vdekur në tokën siriane.
Në fakt, ditët e fundit, një delegacion i lartë i sugurisë amerikane zhvilloi takime të rangjeve të larta me zyrtarë shqiptarë, ku çeshtjet e bisedave fokusoheshin mbi luftën kundër terrorizmit dhe marrjes së masave për frenimin e rritjes së ektremizmit në Shqipëri.
Më pas, në fjalën e tij në senatin amerikan Clapper theksoi faktin se luftëtarët e “fitores frontale” janë të stërvitur për të organizuar sulme frontale në Shqipëri. Lajmi konfirmohet nga disa medie botërore si “The Guardian”, “Huffingtonpost”, “Agçommunication”, etj, të cilat përmendin gjithashtu edhe një deklaratë të shefit të Inteligjencës Izraelite, Aviv Kochavi, i cili e ka shtuar shifrën e luftëtarëve ekstremistë në 30 mijë, të cilët luftojnë nën “Xhihadin Global”.
Shefat e sigurisë të SHBA-ve dhe Izraelit përmendin forcimin e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantes, që njohet si “Daash”, ndërsa në konferencën e Gjenevës, ditët e fundit, janë diskutuar zhvillimet e fundit në Siri.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com