Ushtria egjiptiane raportoi se ka ekzekutuar 20 militantë të ISIS-it

Ushtria egjiptiane raportoi se ka ekzekutuar 20 militantë të ISIS-it

Foto ilustruese

Egjipt ushtria ka raportuar se ka ekzekutuar 20 militantë të ISIS-it, gjatë një aksioni në shkretëtirën perëndimore të vendit dhe në një shkëmbim zjarri pranë gadishullit Sinai.

Bëhet e ditur se qeveria i filloi operacionet ushtarake në shkurt kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët kanë organizuar shumë sulme ndër vite, ndaj forcave të sigurisë dhe civilëve në Egjipt, duke vrarë qindra persona.

Në shkretëtirë perëndimore avionët luftarakë goditën në një zonë që përdoret si një “vend i shenjtë dhe i nisjes për kryerjen e veprimeve armiqësore”, ku aty vranë shtatë militantë “shumë të rrezikshëm”, sipas një deklarate.

Gjatë zhvillimit të aksionit, 13 militantë u vranë mes shkëmbimeve të zjarrit me forcat e sigurisë në Sinain e Veriut dhe një zonë të Sinait qendror. Mirëpo në deklaratë nuk jepeshin detaje mbi kohën e zhvillimit të operacionit, por theksohej se 18 militantë të tjerë kanë përfunduar nën arrest.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja