Ushtria iraniane: Jemi duke planifikuar kohën dhe vendin e hakmarrjes ndaj SHBA

Ushtria iraniane: Jemi duke planifikuar kohën dhe vendin e hakmarrjes ndaj SHBA

Përveç Bagdadit, në Iranin e shokuar nga vrasja e gjeneral Soleimanit po bëhen përgatitjet e fundit për tre funeralet që do të zhvillohen kurse në Lindjen e Mesme është shtuar frika e një lufte të re.

Në rrugët e Teheranit alternohen ndjenjat e hutimit dhe zemërimit, në pritje të ardhjes së trupit të gjeneralit. Pas mbërritjes në kryeqytet, trupi i tij do të transportohet në qytetin e shenjtë shiit të Mashhad, ku do të ketë një ceremoni funerali pranë varrit të imamit Reza.

Ushtria iraniane: Do të vendosim kohën e veprimit dhe vendin

“Amerikanët duhet ta dinë se hakmarrja e Iranit për vrasjen e komandantit të Kudsit Qassem Soleimani nuk do të jetë e nxituar dhe ne do të vendosim se ku dhe kur do të ndodhë përgjigja ndaj SHBA", - tha zëdhënësi i gjeneralit të Forcave të Armatosura të Iranit Abolfazl Shekarchi.

NATO pezullon misionet e trajnimit në Irak

NATO ndërkohë ka pezulluar misionet e saj të trainimit në Irak dhe koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA, që mbështet trupat Irakiene në luftën kundër ISIS, ka zvogëluar operacionet "për arsye sigurie".


Lajmi kryesor:

3 raketa bazës amerikane në Bagdad, 2 pranë ambasadës, vrasja e komandantit pro-iranian të milicisë! Thirrjet në funeral: Vdekje Amerikës (VD)


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Kosova nderon Ismail Kadarenë, Albin Kurti homazhe për kolosin e letërsisë shqiptare

Kosova nderon Ismail Kadarenë, Albin Kurti homazhe për kolosin e letërsisë shqiptare