Në orët e fundit, ushtria iraniane ka shënjestruar dy "strehime ushtarake amerikane" me raketa dhe dronë, ku ndodhen gjithsej afërsisht 500 persona. Kjo u deklarua nga Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i Khatam al Anbiya, komandës së operacioneve ushtarake të Iranit.

Sipas raportimeve, 400 persona ishin strehuar në strofullën e parë dhe afërsisht 100 në të dytën, e cila ndodhet në Dubai. Khatam al Anbiya raporton për vdekje dhe plagosje midis ushtarëve amerikanë, pa specifikuar numrin e tyre.


Lajmi kryesor:

1 muaj luftë/ Irani sulmon bazën amerikane në Arabinë Saudite, 12 ushtarë të plagosur! Huthët përfshihen në konflikt, Jemeni lëshon raketën e parë drejt Izraelit