1698486523_ll.jpg

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite deklaroi se forcat e vendit janë ende të pranishme në Gaza dhe lufta po vazhdon.

Daniel Hagari u shpreh se ushtria po “përparonte nëpër fazat” e luftës. Zëdhënësi shtoi se forcat e ushtrisë hynë në zonat e Gazës veriore dhe zgjeruan fushën e operacioneve të tyre, raporton Al Jazeera.

“Trupat janë ende në territor dhe po vazhdojnë luftën”, tha ai, duke shtuar se deri më tani nuk ka pasur viktima.


Lajmi kryesor:

Netanyahu drejtuar kombit: Është lufta jonë e dytë e pavarësisë, fito ose pusho së ekzistuari! Izraeli tërheq ambasadorin në Turqi