Ushtria izraelite: Po godasim në të gjitha pjesët e Rripit të Gazës

Ushtria izraelite: Po godasim në të gjitha pjesët e Rripit të Gazës

Ushtria izraelite "po godet në të gjitha pjesët e Rripit të Gazës", tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Jonathan Conricus në një përditësim operacional të martën.

“Ne do të fokusojmë aktivitetet tona në pjesën veriore të Gazës, që është qendra e gravitetit të Hamasit… por ne vazhdojmë të godasim në pjesë të tjera të Gazës. Ne po gjuajmë komandantët e tyre, po sulmojmë infrastrukturën e tyre dhe sa herë që ka një objektiv të rëndësishëm, ne e godasim atë.”

Conricus përsëriti gjithashtu se Izraeli po bënte gjithçka që mundej për të shmangur vrasjen e civilëve, përpara se të akuzonte Hamasin për përdorimin e spitalit kryesor të qytetit të Gazës, Al Shifa, si një vend për "terroristët për t'u fshehur".

Dy javë më parë, Izraeli u bëri thirrje civilëve të bllokuar në enklavë që të niseshin në jug të Wadi Gaza për sigurinë e tyre, ndërsa vazhdonte bombardimet hakmarrëse.

Të hënën, forcat e IDF u futën më thellë në Gazën veriore - ku besohet se kanë mbetur 600,000 njerëz, me tanke që prenë për një kohë të shkurtër një rrugë evakuimi në jug gjatë procesit, sipas dëshmitarëve palestinezë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm në kampin e refugjatëve në Gaza, dhjetëra të vdekur! Izraeli: Po godasim kudo! Grupi në Jemen pranon lëshimin e raketës drejt Izraelit


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg