Ushtria izraelite: Sulmet më të ashpra deri më tani në luftën kundër Hamasit, arritëm në zemrën e qytetit Khan Younis në Gazën jugore

Ushtria izraelite: Sulmet më të ashpra deri më tani në luftën kundër Hamasit, arritëm në zemrën e qytetit Khan Younis në Gazën jugore

Ushtria izraelite bombardoi qytetin kryesor të Gazës jugore në atë që tha se ishin luftimet më të ashpra që nga fillimi i një pushtimi tokësor për të eliminuar Hamasin pesë javë më parë, ndërsa SHBA përsëri i bëri presion Izraelit që të minimizonte viktimat civile palestineze.

Izraeli raportoi se forcat e tij, të mbështetura nga avionë luftarakë, arritën të martën në zemrën e Khan Younis në Gazën jugore, pas bombardimit të qytetit të dytë më të madh të Rripit të Gazës dhe gjithashtu rrethuan qytetin. Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al Qassam, tha se luftëtarët e tij u përfshinë në përleshje të dhunshme me izraelitët.

“Jemi në ditën më intensive që nga fillimi i operacionit tokësor”, tha në një deklaratë komandanti i Komandës Jugore të ushtrisë izraelite, gjenerali Yaron Finkelman.

Khan Younis ka qenë për javë të tëra destinacioni i dhjetëra mijëra njerëzve që ikën nga Gaza veriore. Tani shumë banorëve u thuhet të lëvizin përsëri.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari e përshkroi atë si "kështjellën e Hamasit" në jug dhe tha se forcat izraelite ishin "të vendosura për të eliminuar terroristët dhe për të dëmtuar infrastrukturën, siç bënë në veri".

Krahu i armatosur i Hamasit tha se vrau ose plagosi tetë trupa izraelite dhe shkatërroi 24 automjete ushtarake. Një uebsajt ushtarak izraelit tha s eu vranë dy trupa izraelite të martën e 5 dhjetorit dhe 83 që nga fillimi i operacionit tokësor.

Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thanë se shumë civilë u vranë në një sulm izraelit në shtëpi në Deir al-Balah, në veri të Khan Younis. Dr Eyad Al-Jabri, kreu i Spitalit Shuhada Al-Aqsa atje, i tha Reuters se të paktën 45 njerëz u vranë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Intensifikohen luftimet! OKB: Palestinezët po jetojnë në tmerr! Netanyahu: Rrethohet shtëpia e liderit të Hamasit, do e kapim! Asnjë forcë ndërkombëtare në Gaza


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian