Ushtria izraelite sulmon mbi 2.500 objektiva të Hamasit nga fillimi i konfliktit në Gaza

Ushtria izraelite sulmon mbi 2.500 objektiva të Hamasit nga fillimi i konfliktit në Gaza

Pamje nga vendngjarja

1699172929_ss.jpg

Forcat Mbrojtëse të Izraelit të njohura si IDF kanë njoftuar se forcat tokësore, ajrore dhe ato detare kanë sulmuar mbi 2500 objektiva të militantëve të Hamasit, që nga fillimi i konfliktit në Gaza.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, thuhet në raportin e ushtrisë izraelitë se trupat e tyre me aeroplanë kanë sulmuar kompleksin ushtarak të Hamasit, për të cilin pretendojnë se përmbante “qendër komanduese dhe pika vrojtimi”.

Gjithashtu kanë bërë të ditur se po vazhdojnë me “eliminimin e terroristëve”. Në anën tjetër akoma mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur mbrëmë, por nga ministria e Shëndetësisë në Gaza që udhëhiqet nga Hamasi, thuhet se mbi 30 persona janë vrarë në sulmet ajrore të izraelitëve në kampin e refugjatëve, raporton gazeta izraelite.

Ndërsa  izraelitët kanë bërë të ditur se po hetojnë nëse trupat e tyre në atë kohë po operonin në atë zonë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka njoftuar se mbi 9.400 persona janë vrarë nga 7 tetori, kur izraelitët filluan bombardimet në Rripin e Gazës në shenjë hakmarrje ndaj sulmit të Hamasit mbi qytetet izraelite, ku si pasojë humbën jetën 1.400 persona dhe 240 tjerë u morën peng.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ndërpriten sërish komunikimet telefonike dhe interneti në Gaza! Ushtria izraelite: E kemi rrethuar, brenda 48 orëve do fillojmë të hyjmë në qytet


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë