Forcat izraelite (IDF) kanë njoftuar se kanë vrarë pesë palestinezë të “dyshuar” në Rripin e Gazës, të cilët ishin afruar pranë ushtarëve në lagjen lindore të Shejaiyas në qytetin e Gazës, duke kaluar të ashtuquajturën Linja e Verdhe, përtej së cilës ushtria ishte tërhequr si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin. Këtë e raporton Times of Israel.
Janë bërë përpjekje për t’i shpërndarë të dyshuarit dhe, pasi ata kanë refuzuar të largohen, IDF ka hapur zjarr për të “eliminuar kërcënimin”, ka sqaruar ushtria, duke mohuar raportimet se të dyshuarit ose persona të armatosur kanë arritur të depërtojnë në ndonjë pozicion ushtarak në zonë.
“IDF u bën thirrje banorëve të Gazës të ndjekin udhëzimet dhe të mos i afrohen trupave të vendosura në zonë”, ka përsëritur ushtria.
Lajmi kryesor:
Izraeli mbyll pikën kufitare të Rafahut! Trump thirrje Hamasit të dorëzojë armët: Do t'ju çarmatosim me forcë









