Samer Abudaqa
Media e njohur “Al Jazeera”, ka deklaruar se një reporter i saj ka humbur jetën, ditën e sotme, si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza.
Sipas “Al Jazeera”, reporteri i cili ka humbur jetën në Gaza quhet Samer Abudaqa.
“Forcat izraelite penguan ekipet mjekësore të arrinin menjëherë tek ai”,- thuhet në deklaratë.
Ndër të tjera, kompania mediatike ka sqaruar se gjatë sulmit, Abudaqa ishte me kolegun e tij, Wael Dahdouh, i cili aktualisht është i shtruar në spital si pasojë e plagëve të marra.
Emri i këtij të fundit u lakua në mediat botërore pak kohë më parë, pasi më 25 tetor, për shkak të një sulmi izraelit, humbi të gjithë pjesëtarët e familjes së tij.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ushtria e Izraelit vret gabimisht 3 pengje në Gaza, reagon Netanyahu: Tragjedi! Qëllohet për vdekje reporteri i ‘Al Jazeera'








