Ushtria jonë e munguar, Rusët që nuk e njohin Hagën dhe serbët krenarë me Putin

Ushtria jonë e munguar, Rusët që nuk e njohin Hagën dhe serbët krenarë me Putin

Ka të ngjarë që pyetja nëse do të krenohen më serbët në Ballkan me Rusinë të ketë përgjigje vetëm nga zhvillimet e fundit të invazionit, të cilat do të ndodhin me Ukrainën. Por pasja e armëve bërthamore gati për përdorim, kërkesat e vazhdueshme të Serbisë dhe kërcënimi i vazhdueshëm i saj, si edhe oreksi i pakursyer i Rusisë të mos ndalen kaq thjeshtë. Për fat të keq, as Rusia dhe madje as Ukraina nuk janë pjesë e traktatit global që themeloi gjykatën me bazë në Hagë, kështu që akuza e Zelinskit do mund të arkivohet shpejt. Kjo Gjykatë nuk ka juridiksion mbi këto vende, sepse as Ukraina dhe as Rusia nuk janë ndër 123 shtetet anëtare themeluese të gjykatës. Për fat të keq, prej Hagës kanë shpëtuar shumë nga përgjegjësit e trazirave në botë. Kështu ka shpëtuar vetë ish-Bashkimi Sovjetik, nëna morale-ideologjike e vizioneve të Putin, edhe pse e sulmoi Finlandën apo se ndau Poloninë më 1939. Kështu shpëtoi Bashkimi Sovjetik edhe nga invazioni që i bëri Çekosllavakisë apo Afganistanit më vonë. Por paradoksi është se fryma e sovjetëve  është ende e gjallë kurse në vendet tona të rajonit ka deri gazmend për të. Kështu ndodhi me Malin e Zi, kur vetë zëvendëskryeministri Abazoviç u gjend në një aktivitet ku i këndohej Rusisë. Shfajësimi naiv i tij nuk është se bëri aq punë, kur kushdo e di mirë realitetin që ndjek tashmë sllavët në Ballkan. Pa përmendur atë që e tha Vulin në Korrik për hapësirën e “botës serbe” dhe që e mbështeti Vuçiç, duket se oreksi i botës sllave është zgjeruar shumë. Ai nuk do ta ndalet dhe nga rezultatet e pritshme apo jo të dialogut të negocimit mes Rusisë dhe Lituanisë, që tashti do t’u duhej vetëm një mjeshtre e të drejtës ndërkombëtare si Hannah Harendt që të zgjidheshin.

Por nëse paraardhësit e Putinit e njihnin forcën e NATO-s në kohën e Luftës së Kosovës dhe e vlerësonin nuk mund të thuhet tashti për të dhe shpurën e pacipë të tij. Dy dekada më parë, pikëpamja mbizotëruese ruse u përmblodh në atë që e tha në mënyrë organi rus Vremya MN: “Gjatë luftës ballkanike, Rusia bëri zgjedhjen më të rëndësishme në historinë e fundit të vendit tonë. Ne nuk u bëmë aleat me NATO-n, por, falë Zotit, nuk u bëmë as armiku i saj. Tani, Rusia dhe Perëndimi mund të bëhen partnerë që mund të mos kenë asnjë arsye për ta dashur njëri-tjetrin, por duhet të punojnë së bashku vetëm sepse nuk ka largim nga njëri-tjetri”. Po a ka mësuar nga kjo? Duket se jo dhe Putin tashmë i vjen turp nga paraardhësit e tij për faktin se Rusia dikur mësoi të punonte me NATO-n , kurse tani do të duhej të mësonte përsëri të jetonte në një realitet të ri me NATO-n në skenën evropiane. Është e largët koha kur ish-ministri i jashtëm i tyre, Igor Ivanov në tetor 1999 do shprehej ndryshe: “Duam apo jo, NATO është një realitet në arenën e sotme ndërkombëtare, në radhë të parë në Evropë por edhe në botë në përgjithësi”.

Tashmë ky realitet po nëpërkëmbet, kurse botës po i rri mbi kokë tmerri i luftës bërthamore. Por edhe pa mbërritur ai, duket se një lugat tjetër, si Putin apo pas tij do të jetë gati ta bëjë. Ndaj, shqiptarët duhet t’i kthehen seriozisht ushtrisë jo vetëm në kuadër të NATO-s që është një lloj bekimi i mbrojtjes por edhe për veten e saj. Shqiptarët për fatin e keq janë të rrethuar nga fqinj, që ua lusin zhdukjen, njësoj si Nëna e tyre Rusi, Ukrainës fqinje. Është kaq e thjeshtë, ashtu siç është edhe banaliteti i të keqes aq prezent tashmë me retorikën e ashpër sllave.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë