Ushtria kineze nis stërvitjet për rrethimin e Tajvanit

Ushtria kineze nis stërvitjet për rrethimin e Tajvanit

Anijet kineze duke patrulluar në ujërat e Ngushticës së Tajvanit

Ushtria e Kinës ka nisur të bëjë prova për rrethimin e Tajvanit, gjatë stërvitjeve ushtarake treditore. Pekini – që e sheh Tajvanin si provincë të shkëputur nga Kina – tha se ky operacion është një “paralajmërim i ashpër” për Qeverinë e ishullit. Stërvitjet nisën disa orë pasi presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, u kthye nga vizita e saj në Shtetet e Bashkuara.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se 42 avionë ushtarakë kinezë dhe tetë anije kanë kaluar vijën e mesme në Ngushticën e Tajvanit. Kjo vijë jozyrtarisht ndan territorin kinez dhe atë tajvanez. Media shtetërore kineze tha se stërvitjet ushtarake do të “organizojnë njëkohësisht patrulla dhe avancime drejt ishullit të Tajvanit, duke formuar një rrethim të gjithanshëm”.

Media shtetërore shtoi se “raketat me rreze të gjatë veprimi, luftanijet, anijet raketore, forcat ajrore, bombarduesit” janë dislokuar nga ushtria e Kinës.Tajvani e konsideron veten shtet sovran dhe ka Kushtetutën e vetë dhe liderët e tij. Por, Kina e sheh ishullin si provincë të shkëputur dhe që do të merret nën kontrollin e Pekinit, edhe me forcë nëse është e nevojshme. Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka deklaruar se “bashkimi me Tajvanit duhet të bëhet”.

Edhe pse Kina shpesh mban stërvitje përreth Tajvanit, “rrethimi” po shihet si përgjigje ndaj takimit të presidentes tajvaneze, Tsai, me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin McCarthy, takim që u zhvillua më herët gjatë kësaj jave.

Të shtunën, Tsai tha se Qeveria e saj do të vazhdojë të punojë me SHBA-në dhe demokracitë e tjera, teksa shteti i saj po vazhdon “të përballet me ekspansionizmin autoritar” nga Kina. Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se do t’i përgjigjet stërvitjeve të Kinës me “qetësi, racionalitet, dhe qëndrim serioz” bazuar në principin që “të mos përshkallëzohet konflikti, apo të shkaktohen pengesa në mbrojtjen e sovranitetit tonë kombëtar dhe të sigurisë”.

Gushtin e vitit të kaluar, Pekini kreu një javë stërvitje përreth Tajvanit, pas vizitës së kryetares së atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajpei. Në ato stërvitje u përfshin avionët luftarakë dhe luftanijet dhe po ashtu u hodhën edhe raketa balistike./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)