Ushtria kineze nis stërvitjet ushtarake përreth Tajvanit, praktikon sulme në ajër dhe det

Ushtria kineze nis stërvitjet ushtarake përreth Tajvanit, praktikon sulme në ajër dhe det

Kina kryen stërvitje ushtarake përreth Tajvanit

Ushtria e Kinës tha të hënën se po vazhdon stërvitjet në detet dhe qiejt rreth Tajvanit të hënën.

Komanda Lindore  e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës tha në rrjetin social “Weibo” se do të praktikojë sulmet kundër nëndetëseve dhe bastisjeve në det.

Ushtria ka kryer një sasi të paprecedentë stërvitjesh të forcave detare dhe ajrore në zonat afër Tajvanit pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në ishull.

Pelosi është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton këtë ishull në 25 vjetët e fundit.

Ndonëse SHBA-ja nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin, mban lidhje të forta me ishullin, duke përfshirë shitjen e armëve me qëllim mbrojtjen territoriale.

Tajvani ka akuzuar Kinën se po tenton pushtimin e ishullit, të cilin Pekini e konsideron të vetin. Mirëpo Tajvani është ishull që vetë-qeveriset dhe e konsideron veten të ndarë nga Kina.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë