Dëmtimi i një sipërfaqe të konsiderueshme të Rrugës së Kombit në fshatin Skuraj të Kurbinit, ka bërë që forca të shumta të ushtrisë të ndërhyjnë për të shmangur rrëshqitjet e vazhdueshme të cilat mund të shkatërrojnë akoma më shumë trasenë e rrugës.
Kamionët me gurë dhe inerte kanë nisur që të shkarkohen anash rrugës, për të evituar kështu marrjen nga uji të shtratit të rrugës dhe për të evituar rrezikun që iu kanoset drejtuesve të automjeteve.
Problemet në Rrugën e Kombit u shfaqen gjatë përmbytjeve të pak ditëve më parë, por rreziku është shtuar paraditen e së shtunës për shkak të shtimit të prurjeve t♪7 lumit Mat, pas shkarkimeve të hidrocentralit të Shkopetit.
Për të monitorua nga afër punën, në Rrugën e Kombit ka shkuar edhe Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto.
/Shqiptarja.com

VIDEO