Ushtria ruse bombardon autoblindat e dërguara në Ukrainë nga Perëndimi

Ushtria ruse bombardon autoblindat e dërguara në Ukrainë nga Perëndimi

Forcat e ushtrisë ruse njoftojnë se kanë shkatërruar një karvan me blinda pranë Kievit të cilët ishin dërguar nga vendet perëndimore për të ndihmuar ushtrinë ukrainase.

Në një komunikatë zyrtare, Moska zyrtare deklarojnë se forcat ajrore bombarduan me raketa me precizion të lartë rrethinat e Kievit, aty ku fshiheshin autoblindat e dërguar nga Europa perëndimore.

Ndërkohë që një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në orët e para të mëngjesit ukrainas që sipas autoriteteve lokale u shkaktua nga disa raketa të lëshuara nga bombarduesit strategjikë rusë Tu-95 në Detin Kaspik.

Avionët Tu-95 janë një prodhim sovjetik me 4 motorë që janë prodhuar për herë të parë në vitet 50. Mes misioneve që ato mund të kryejnë janë dhe sulmet bërthamore. Versioni i ri i këtyre avionë mund të lëshoje raketa me rreze të gjatë veprimi.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Vijojnë bombardimet në Kharkiv! Zelensky viziton ushtarët në Zaporizhzhia! Papa thirrje krerëve të qeverive: Ju lutem, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Elona Gjebrea: Shëndeti riprodhues në Shqipëri, është e nevojshme që të ketë shumë informacion nga vajzat dhe gratë

Elona Gjebrea: Shëndeti riprodhues në Shqipëri, është e nevojshme që të ketë shumë informacion nga vajzat dhe gratë