Tensionet në Kosovë, 'kryeçështje' në Bratislavë, Rama: Ushtria serbe në kufi zero fuqi, politikë e brendshme! Kurti: Republikën s'ia dorëzojmë fashistëve

Situata e krijuar nga protesta e serbëve në veri të Kosovës, ka qenë një prej çështjeve kryesore të diskutuara gjatë samitit të "GLOBSEC 2023" që u mbajt në Bratislavë të Sllovakisë. Të pranishëm në këtë samit kanë qenë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij, Rama duke folur për situatën në Kosovë nuk la përmendur edhe urdhrin e Serbisë për vendosjen e trupave të ushtrisë serbe në kufi, veprim të cilin e konsideroi thjesht si një politikë të brendshme.

Ai tha se ushtria serbe në kufi me Kosovën ka zero fuqi dhe e paralelizoi duke thënë se është njësoj sikur Meksika të çonte ushtrinë në kufirin me SHBA-të, duke nënvizuar se serbët nuk kanë fuqi të bëjnë asgjë pavarësisht veprimeve të ndërmarra.

“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme sepse ushtria serbe në kufijtë e Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero. Njësoj si ushtria e Meksikës të shfaqet në kufijtë e SHBA-së. Çfarë mund të bëjë? Asgjë! Lidhet e gjitha me politikën e brendshme”-u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur për situatën në veri tha se nuk do të lejonte që Republika të dorëzohet para disa grupe personash të cilët i konsideroi si ‘fashistë’. Ai tha se kryetarët e zgjedhur të komunave duhet të jenë në detyrë siç e përcakton ligji, ndërsa theksoi se do t’i mirëkuptonte protestat nëse do të ishin paqësore dhe nëse do të kërkohej përsëritja e zgjedhjeve në 4 komunat e veriut.

"Policia jonë po bën një punë profesionale të ndihmuar nga aleatët tanë. Kanë vokacion perëndimor, i dinë shumë mirë të drejtët e njeriut dhe nuk ka shkelje. Në këto komuna kam dhënë urdhër që nënkryetarët të jenë serbë, pra kryetari shqiptar i zgjedh nënkryetarët e vet. Ajo që po ndodh në Veri është se koncepti i tyre për botën serbe po reflektohet në vendin tonë. Po ju bëj një pyetje, që nuk është retorike: Nëse këta komunarë nuk shkojnë në zyra, kush duhet të shkojë në këto zyra që janë bosh? Nuk janë protesta, por turma me shkronjën Z që thërrasin ‘ubi ubi’, pra ‘vrite vrite’. Nuk e dorëzojmë republikën tonë tek këta fashistë. Nëse qytetarët e këtyre komunave do të bënin protesta paqësore për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në Veri do kishin mbështetjen time”, tha Kurti.

Kurti nënvizoi se situata e krijuar nuk është si pasojë e protestave të qytetarëve por si rrjedhojë e grupeve të armatosura me simbole të Rusisë.

Ndërsa më tej në mbyllje të fjalës së tij në samit, Rama tha se konflikti Kosovë-Serbi mund të ishte shmangur nëse do të ishte përmbyllur marrëveshja për njohje reciproke mes dy vendeve por hezitimi i tepërt ka sjellë këtë situatë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
Situata e tensionuar në veri të Kosovës, Lajçak: Urgjentisht zgjidhje politike! Dhuna është e papranueshme

1685540348_Capture.JPG

Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, ka thënë se është urgjentisht e nevojshme që të gjendet një zgjidhje politike pas situatës së fundit të krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

Nga Bratislavë, Lajcak ka thënë se dhuna është e papranueshme.

“Gjatë dy ditëve të fundit kam marrë pjesë në “Globsec”. Përgjatë takimeve dhe bisedave kemi folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë të veçantë për tensionet dhe eskalimin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike. Dhuna është e papranueshme”, ka shkruar Lajçak.

Ora 12:02
'Nuk e dorëzojmë republikën tonë te këta fashistë' – Kurti flet për situatën në Veri: Kryetarët e rinj të komunave, legjitimë

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pranishëm në forumin e Bratislavës tha se situata në Veri nuk është rrjedhojë e protestave të qytetarëve por njerëzve të armatosur me simbole të Rusisë.

Kurti tha se do ishte shumë mirëkuptues nëse banorët serbë të komunave veriore do të protestonin paqësisht për të kërkuar përsëritje të zgjedhjeve. Por, shtoi se qeveria e Kosovës nuk do ta dorëzojë kurrë republikën demokraatike tek fashistët që dhunojnë policinë dhe thërrasin “vrite, vrite”.

"Policia jonë po bën një punë profesionale të ndihmuar nga aleatët tanë. Kanë vokacion perëndimor, i dinë shumë mirë të drejtët e njeriut dhe nuk ka shkelje. Në këto komuna kam dhënë urdhër që nënkryetarët të jenë serbë, pra kryetari shqiptar i zgjedh nënkryetarët e vet. Ajo që po ndodh në Veri është se koncepti i tyre për botën serbe po reflektohet në vendin tonë. Po ju bëj një pyetje, që nuk është retorike: Nëse këta komunarë nuk shkojnë në zyra, kush duhet të shkojë në këto zyra që janë bosh? Nuk janë protesta, por turma me shkronjën Z që thërrasin ‘ubi ubi’, pra ‘vrite vrite’. Nuk e dorëzojmë republikën tonë tek këta fashistë. Nëse qytetarët e këtyre komunave do të bënin protesta paqësore për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në Veri do kishin mbështetjen time”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në forumin Globsec në Bratisllavë. Ai ka vazhduar me qëndrimin e tij se kryetarët e zgjedhur në veri duhet të jenë në ndërtesat komunale. Kurti foli para analistes së CNN Kim Dozler për zhvillimet në veri të vendit, e për të cilat Kosova po përballet me ndëshkime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai vazhdoi të thoshte që njësitë speciale të Kosovës duhej të ishin jashtë ndërtesave komunale. Për këto njësi speciale ai tha që i njihnin të drejtat e njeriut dhe se nuk kishin bërë shkelje ndaj komunitetit serb që po protestonte.

“Nëse këta kryetarë nuk do të jenë në ndërtesat komunale, ku të shkojnë? Kush do të jetë në ato ndërtesat komunale?” – pyeti ai analisten para të cilës ndodhej.

Ora 11:55
Tensionet në Veri, Kurti nga Bratislava: Policia jonë po bën punë profesionale

1685469600_kurti.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i mbrojti veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

"Policia jonë po bën punë profesionale, janë të trajnuar, i dinë të drejtat e njeriut dhe nuk ka shkelje nga ana e Policisë sonë", tha Kurti në një adresim nga Bratisllava.

“Identiteti nacional është përkatësi ndaj një kulturë ose vetëdije historike, por nuk është profesion.  Një polic i mirë nuk është shqiptar apo serb por është polici i mirë dhe kaq”, tha Kurti.

Ora 11:36
Rama: Konflikti në kufirin Kosovë-Serbi mund të ishte shmangur! Marrëveshja për njohjen reciproke duhet mbyllur por ka hezitim

 

Kreu i qeverisë, Edi Rama tha në Forumin e Sigurisë në Bratislavë se konflikti në kufirin Kosovë-Serbi mund të ishte shmangur. Ai sqaroi se marrëvehsje për njohjen reciproke duhet të ishte mbyllur por ka hezitim dhe e gjitha sjell konfliktin.

“Përpara se të vijë vera, kemi gjithmonë problem në pjesën veriore të Kosovës. Nuk e di pse ndodh gjithmonë në verë. Ku ishim 20 vjet më parë, ishim në një situatë më të vështirë. Sot Ballkani Perëndimor është në pozitën më të mirë. Gjërat nuk kanë qenë më mirë se janë vetëm 1 hap larg përmbyllje marrëveshje historike. Nuk duhet ta luftojmë më njëri-tjetrin dhe ndoshta kjo shkon kundër inercisë së tyre për të jetuar për të luftuar. Kjo është perspektiva. Konflikti aty ka një arsye e cila në këndvështrimin tim mund të ishte shmangur krejtësisht.

Nuk është tregues i problemeve konkrete. Këta kryetarë komunash të zgjedhur ndihen të papërfaqësuar por ka një marrëveshje për njohjen reciproke që duhet mbyllur dhe ka hezitim që të arrihet kjo”, tha Rama.

Ora 11:35
VIDEO/ Tensionet në Kosovë, Rama e ka një 'kunjë' nga Bratislava: Po ta donit takimin 'të nxehtë', të kishit sjellë serbët

 

Kreu i qeverisë nuk e kursyer ‘kunjën’ për Serbinë nga Forumi i Sigurisë në Bratislavë. Folësi falnderoi Edi Ramën dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski për bisëedën duke e cilësuar të qetë. Në këtë moment, Rama ndërhyri duke i thënë se nëse do donte ta kishte më të nxehtë, duhet të kishte serbët të pranishëm duke nënkuptuar se janë shkak për nxehjen e situatës.

Folësi: Faleminderit për këtë takim të qetë

Rama: Nëse e doje më të nxehtë duhet të kishe sjellë serbët këtu.

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • detar: 31/05/2023 18:21

    Shqiperia nje vend i dobet pa pike peshe me nje kryeminister qesharak. Ku eshte Ballkani i Hapur o tradhtar? Pse nuk ndihet per Kosoven?

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 31/05/2023 14:46

    Nga historia jo me pak se 100 vjeçare na vjen informacioni se politika e Parisit te Frances ka qene dhe mbetet pararoja e sigurt e interesave nacionaliste sllave te ish Sant-Petersburgut dhe aktualisht te Moskes@Beogradit. Le te mendojme se vepra madhore e leoTolstoit LUFTA DHE PAQIA u shkrua dhe botua per here te pare 1865 gjysma rusisht dhe gjysma frengjisht. Prandaj ky mikroni nuk na çudit duke bere pergjegjes ne Bratislave ALBIN KURTIN për gjendjen e rende ne Mitrovice te Kosoves .....dhe jo vuçiqKAKËN dhe nacionalizmin serb te orkestruar nga WAGNERI Moskës.

    Përgjigju
  • Arbëri: 31/05/2023 12:28

    Flliqësira shqipfolës e ka gjunjëzuar kombin shqiptarë dhe Shqipërin në stenen nderkombtare…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta Ukrainë -Rusi, Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Çfarë është raketa më e fuqishme Oreshnik

Lufta Ukrainë -Rusi, Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Çfarë është raketa më e fuqishme Oreshnik