Rruga automobilistike që lidh zonën malore të Bogës dhe Thethi, e cila prej 6 muaj qëndron e bllokuar për shkak të sasisë së madhe të borës, është shkatërruar. Ky shkatërrim nuk ka ardhur nga kushtet atmosferike të motit dhe reshjeve të shumta të dëborës, por nga mjetet e Forcave të Armatosura të cilat u angazhuan për pastrimin e borës që mbante të bllokuar këtë segment rrugor.
Fadromat e ushtrisë që janë përfshirë në pastrimin e rrugës, paralelisht kanë dëmtuar rëndë pjesët metalike anës rrugës, që shërbejnë për mbrojtjen e drejtuesve të automjeteve, në mënyrë që të mos dalin nga rruga dhe të bien në shpatet e thepisura të kësaj zone.
Dëmi ekonomik i shkaktuar nga fadromat e ushtrisë përllogarit në miliona lekë, dëm ky që nuk ka ardhur nga një subjekt privat por nga një institucion shtetëror.
(Barrierat anësore të rrugës së Thethit të shkatërruara)

Shumë banorë të Thethit dhe Bogës e kanë denoncuar dëmtimin e rëndë të pjesëve metalike në profilet e tyre në FB, ndërkohë nga ana e institucionit përgjegjës, që në këtë rast është Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Forcat e Armatosura nuk kanë marrë asnjë masë ndëshkimore për personat përgjegjës.
Komente
