Gruaja është dënuar me tre muaj burg për akuzën e “dhunës në familje”.
Gjyakat bën me dije se ngjarja kishte ndodhur në shkurt të vitit 2014 në banesën e çiftit në kryeqytet, ku e pandehura Vitore K. akuzohet të ketë ketë dhunuar bashkëshortin e saj F.K.
Dhuna e ushtruar i ka shkaktuar bashkëshortit plagë në hundë e sy.
Situata u denoncua një vit më vonë në Komisariatin e Policisë numër 4 në kryeqytet prej vetë bashkëshortit të dhunuar.
Gjatë gjykimit, 49 vjeçarja ka pohuar se ditën e ngjarjes bashkëshorti i saj kishte shkuar në gjëndje të dehur në shtëpi.
Pas debateve, ajo e ka shtyrë atë më forcë dhe ai është rrëzuar pasi nuk e mbanin këmbët prej pijes.
Por e pandehura nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli, pasi gjykata e pezulloi ekzekutimin e dënimit me burg. Ajo do të qëndrojë në liri me kusht për një periudhë prej 18 muajshe, gjatë së cilës nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)