Ushtroi dhunë dhe kërcënoi djalin me thikë, parandalohet krimi në një familje në Vlorë, në pranga babai 47-vjeçar

Ushtroi dhunë dhe kërcënoi djalin me thikë, parandalohet krimi në një familje në Vlorë, në pranga babai 47-vjeçar

Foto ilustruese

VLORË- Një krim i rëndë në familje është parandaluar nga policia, pasi një 47-vjeçar në Vlorë ka kërcënuar me thikë djalin e tij.

Pas njoftimit se në lagjen “Pavarësia” Vlorë, një skenë dhune po zhvillohej në banesën e A.B, policia mbërriti dhe arrestoi 47-vjeçarin duke ndaluar krimin e mundshëm në familjen vlonjate.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Policia e Vlorës në lagjen “Partizani” ka vënë në pranga 48-vjeçarin A.B, i cili mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan