MIRDITË- Një 62- vjeçar është vënë në prangat e policisë ditën e sotme në Mirditë pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Pas kallëzimit nga bashkëshortja me iniciale F.Gj., 62 vjeç policia ka shkuar në banesën e 62-vjeçarit me iniciale Gj.Gj., në fshatin Gëziq ku i janë sekuestruar disa armë pa lejë.
Policia ka sekuestruar një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak.
62-vjeçares F. Gj., iu lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes ndaj bashkëshortit të saj.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Mirditë
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 62-vjeçari.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policisë Mirditë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. Gj., 62 vjeç banues në fshatin Gëziq, Mirditë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, shtetasja F. Gj., se 62-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu, me leje, dhe një sasi municioni luftarak.
Shtetases F. Gj. iu lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Komente









