VLORË- Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjarëve dhe si ka dëmtuar automjetin e të atit.

I riu banues në fshatin Risli, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjarëve të tij dhe ka dëmtuar automjetin e babait të tij, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë momentit të shoqërimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.