Dy pronarë lokalesh në Vlorë janë proceduar penalisht pasi në lokalet e tyre dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit E. SH, në lagjen “24 Maji” dhe 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit A. A, në lagjen “1 Maji”, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
Dy pronarët e lokaleve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. Sh., 23 vjeç dhe A. A., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë, për veprat penale "Organizim i lotarive të palejuara" dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.