Një fole prostitucioni është zbuluar në rrugën “Don Bosko” në Tiranë që ka rezultuar në arrestimin e dy vajzave kazakistaneze.
Bashkë me vajzat, me iniciale M. A., 34 vjeçe dhe A. A., 37 vjeçe, po hetohen edhe dy të tjerë që përfitonin prej kësaj veprimtarie.
Gjatë kontrollit të policisë në apartamentin e marrë me qira u sekuestruan një shumë parash dhe 4 celularë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Dy ditë më parë, u zbulua një tjetër aktivitet prostitucioni, në rrugën “Çamëria” nga ku u arrestuan sërish dy kazakistaneze 19 dhe 25 vjeçe, ndërsa një tjetër është nën hetim.
Komente










