Një 40-vjeçar nga fshati Shqitas i Maliqit është arrestuar ditën e sotme nga Policia Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe vëllait të tij.
“M. D., 40 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj nënës dhe vëllait të tij, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi hetimi në gjendje të lirë për A. M., 57 vjeç, banues në Korçë, pasi në vendin e quajtur “Tyrbja e Goçës”, Maliq, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin furgon tip “Benz”, një sasi drush zjarri pa dokumentacionin përkatës.
Ndërsa një 38-vjeçar me iniciale E.T është vënë gjithashtu nën hetim, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.