Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës! Në pranga 39-vjeçari, 4 të tjerë nën hetim për vepra të ndryshme penale

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës! Në pranga 39-vjeçari, 4 të tjerë nën hetim për vepra të ndryshme penale

Foto ilustruese

Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, ndërsa 4 persona të tjerë janë vënë nën hetim për vepra të ndryshme penale.

Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë 39-vjeçarin me iniciale Sh. Xh, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi në gjendje të lirë për R. Xh., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me fjalë, nipin e tij.

Ndërsa policia Korçë ka referuan materialet në Prokurori për. M., 60 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses dhe vajzës së tij të mitur, për pasojë ai do të hetohet në gjendje të lirë.

Gjithashtu një 52-vjeçar banues në Prrenjas, Librazhd, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin kamion tip “Iveco” që ky shtetas drejtonte, u gjetën të fshehur 2 emigrantë, të cilët kishin synim kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndërsa një 56-vjeçar më iniciale  P. Q., banues në fshatin Grunjas, Pogradec, u vu nën hetim pasi dyshohet se i ka dëmtuar një kamer sigurie një 54-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?