Ushtruan dhunë fizike ndaj bashkëshorteve, arrestohen 2 persona Vlorë

Ushtruan dhunë fizike ndaj bashkëshorteve, arrestohen 2 persona Vlorë

Foto ilustruese

2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi kanë ushtruar dhunë në familje.

Xh.K 31 vjeç për motive të dobëta ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij.

Ndërkohë një rast tjetër i dhunës në familje është shënuar po në Vlorë ku një 60 vjeçar me inicialet G.R ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Të dy këta persona do përballen me akuzën e dhunës në familje ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Dhuna në familje", shtetasit:

Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, bashkëshorten e tij;

G. R., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb