SHBA - Një gjahtar thesaresh pretendon se ka zbuluar një minierë ari në malet në verilindje të Utah, SHBA. Kjo minierë e zbuluar për herë të parë nga priftërinjtë spanjollë në vitin 1650 besohet se ka një vlerë prej 1.7 miliardë dollarësh.
Ajo ka ngelur e paprekur për më shumë se tre shekuj.
Gary Holt beson se së bashku me djalin e tij kanë gjetur minierën Josephine de Martinque në Hoyt’s Peak në Uinta Mountains dhe tashmë u duhet vetëm leja e qeverisë amerikane për të gërmuar thellë dhe të shpresojnë se realisht ka flori në të.
Miniera e Humbur e Josephine-s mendohet se është miniera e arrit më e pasur në botë. Por sipas zyrtarëve të U.S. Forest Service, ajo është thjesht një përrallë dhe gjahtarët e thesareve thjesht po shkatërrojnë dhe dëmtojnë një shpëllë miliona vjeçare.
Të dhënat e para për minierën e humbur gjenden në dokumentat e priftërinjve Jezuitë spanjollë në vitin 1650. Por tre dekada më vonë, priftërinjtë u detyruan t’a braktisin pasi spanjollët u detyruan të largoheshin nga New Mexico gjatë Pueblo Revolution në vitin 1680.
Që prej atëhere, vendodhja e saktë e saj, nuk dihej.
Mbetet për të parë nëse Gary Holt realisht e ka gjetur minierën.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com