Uzbekistan: Adoleshenti dënohet me burg për fyerje ndaj presidentit Mirziyoev

Uzbekistan: Adoleshenti dënohet me burg për fyerje ndaj presidentit Mirziyoev

Presidenti uzbek Shavkat Mirziyoev

Një 19-vjeçar është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim nga një gjykatë rajonale në Samarkand të Uzbekistanit, i akuzuar për koment fyes ndaj presidentit të vendit, Shavkat Mirziyoev, në rrjetet sociale.

Dilshod Iskandarov u akuzua se e kishte fyer presidentin duke komentuar në një video të familjes presidenciale - anëtarë të së cilës zënë pozita politike dhe biznesore me ndikim apo fitimprurëse në regjimin klanor - të postuar në rrjetin social Instagram.

Ai u dënua më 26 tetor për "fyerje apo përgojim të presidentit në publik". Iskandarov është më i fundit nga së paku tre uzbekë që janë dënuar në vitin e fundit në bazë të klauzolës penale për fyerje apo përgojim të presidentit.

Ai thuhet ta ketë fshirë komentin në Instagram pasi ishte paralajmëruar nga të afërmit e vet për rrezikun e mundshëm. Mirziyoev e fitoi një mandat të ri shtatëvjeçar në zgjedhjet e pasfiduara në korrik.

Në gusht, Mirziyoev, e emëroi vajzën e vet, Saida Mirziyoev, si sekretare të presidentit.Saida, 38 vjeçe, u bë personi i dytë në administratën presidenciale pas babait të vet Shavkat Mirziyoev.

Pozita e saj si sekretare është e barabartë me pozitën e shefit të administratës së presidencës. Emërimi i të afërmeve në pozita shtetërore me ndikim është gjë e zakonshme në vendet autoritare të Azisë Qendrore. Në Turkmenistan, presidenti Serdar Berdymukhammedov e pasoi babanë e vet, Gurbanguly Berdymukhammedov./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori