Uzbekistani pa internet dhe SMS 
për të shmangur kopjet në provim

Uzbekistani pa internet dhe SMS <br />për të shmangur kopjet në provim
Uzbekistani pezulloi sot rrjetin e internetit në celular si dhe dërgimin e SMS-ve dhe MMS-ve për të gjithë popullsinë, në mënyrë që të mos lihet asnjë shteg për kopjim në provimet për pranimin në universitet.

Dy operatorët më të mëdhenj celularë të vendit njoftuan në komunikata për ”punime urgjente mirëmbajtjeje të rrjetit të telekomunikacionit nga ora 03:30 deri në 08:30”. Gjatë kësaj periudhe kohore, që përkon me fillimin dhe fundin e provimit për pranimin në universitetet uzbeke, abonentët as nuk mund të përdorin internetin në celularët e tyre dhe as të dërgojnë SMS apo MMS.

Do të mbahet vetëm shërbimi i telefonatave. Sipas mediave lokale, autoritetet kanë marrë masa të shumta kundër mashtrimit në provime, ndër të cilat bllokimi i pjesshëm i rrjetit celular dhe kontrolle në shkolla për gjetjen e telefonave të vegjël që nxënësit uzbekë i fshehin në këpucë.

“I kemi shitur të gjithë telefonat, përdorni trurin për të kaluar në provime”, shkruhej në parrullat e afishuara në disa dyqane telefonash në Tashkent, kryeqyteti i vendit me 30 milionë banorë, ku më tepër se gjysma kanë një telefon celular./ATSH/


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

‘Anti-korrupsioni’, avokat Cakrani: SPAK duhet të japë llogari diku! Ibsen Elezi: Kjo rezolutë duket se ka synime të fshehura

‘Anti-korrupsioni’, avokat Cakrani: SPAK duhet të japë llogari diku! Ibsen Elezi: Kjo rezolutë duket se ka synime të fshehura