Në ditën më të madhe të saj, vëllai Rob Kardashian nuk ka qenë i pranishëm.

Bëhet fjalë për superdivën Kim Kardashian e cila bëri ceremoninë e vitit në maj kur lidhi kurorë me Kanye West.

Rob pati deklaruar që nuk ndihej mirë midis njerëzve dhe kamerave që do të ishin present në dasmën e motrës prandaj ka munguar.

kim kardashian

Këtë gjë e konfirmoi edhe Kim Kardashian me Andy Cohen në shown e mbrëmjes, “Watch What Happen Live”.

Ditën e dasmës në mëngjes, Rob i ka dërguar asaj një e-mail të gjatë ku i thoshte se nuk mund të shkonte në dasmën e saj.

Kim thotë se e kupton sjelljen e tij pasi nuk ndihej rehat.

Ajo që mbetet të them është të lutemi që të mos mungojnë njerëzit që duam në momentet tona të bukura pasi jeta është kujtime.  
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)