Vëllai i Sefës: Hajdari ndodhej jashtë
vendit kur i krye grabitja në TEG

Vëllai i Sefës: Hajdari ndodhej jashtë<br />vendit kur i krye grabitja në TEG
Pas bashkëshortes së Ilir Kupës, e cila pretendon se Kupa natën e grabitjes së argjendarisë në qendrën tregtare TEG ka qenë në shtëpi, vëllai i Hajdar Sefës pohon se ky i fundit natën e 24 dhjetorit s’ka qenë brenda territorit shqiptar.
 
Bujar Sefa, vëllai i të arrestuarit si pjesëmarrës në grabitje Hajdar Sefa nga Kruja, pohon se ky i fundit në periudhën kohore 24 nëntor 2013-27 shkurt 2014 ka qenë në Itali.
 
Kjo sipas tij mund të vërtetohet thjesht nëpërmjet sistemit TIMS.
 
I pyetur për grabitjet e tjera të realizuara nga kjo bandë jashtë këtij harku kohor, Sefa jep këtë përgjigje.
 
Ndërkohë Bujar Sefa ka pohuar vëllai i tij kishte njihej me grupin e grabitësve, ndërsa ishte shok i ngushtë me Julian Qorrushaj.
 
Me operacionin “Babagjyshi” është bërë i mundur arrestimi i Agustin Sulës, Hajdar Sefës, Julian Qorrushajt, ndërsa Ilir Kupa i konsideruar si kreu i bandës ndodhet në burg.
 
Në kërkim janë shpallur 3 anëtarët e tjerë, Fatmir Pjetri 28 vjeç nga Tirana, Dritan Kola 36 vjeç nga Shkodra dhe Saimir Kala 31 vjeç nga Kurbini.
 
“Babagjyshi” i 8 i bandës së kupës rezulton të ketë humbur jetën në një grabitje të realizuar muaj në parë në Dibër të Madhe në Maqedoni, aty ku banda mori dhe goditjen e parë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë