KALLEZIMI I PLOTE
Ne, kallëzuesit Zabit, Ilmi dhe Agim Deda, në emër të familjarëve të Hekuran Dedës, një prej 4 viktimave të vrarë në 21 Janar 2011 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë kryeministrisë, paraqesim kallëzimin penal. Dy ditë pas ngjarjeve të 21 janarit 2011, në datën 23 janar rreth orës 22-23:00, veellain e madh Zabitin e ka telefonuar në numrin tij të telefonit 068… i njohuri prej nesh Behar Spahia ku i ka thënë se do vij me Fatos Skejën të pijmë një kafe ngushëllimi. E kami mirëpritur sipas zakonit,(atë natë në shtëpi kanë qenë, ne si vëllezër, babai, nëna dhe njerëz të tjerë të familjes). Na bëri përshtypje orari që ai njeri kërkoi të na vizitonte, sepse edhe sipas zakonit të krahinës sonë vizitat bëhen ditën dhe jo në atë orar të natës, megjithatë i pritëm për vizita pa hezituar. Behar Spahia dhe Fatos Skeja, kanë ardhur rreth orees 23.00 në dhomën ku prisnim vizita dhe Fatosi ka beerë zakonin, duke hedhur edhe 10 mijë lekë të vjetra. Ky fakt është mbajtur shënim në fletore siç është zakoni për të gjithë ata që vijnë në vaki apo geezime. Kafet e zakonit janë nxjerrë nga nipi i shtëpisë tonë Lulzim Ndreu. Në muhabet e sipër Fatos Skeja tregoi se kishte ardhur në atë orar të papërshtatshëm (natën vonë) sepse ishte në arrest shtëpie pasi disa kohë më parë kishte plagosur një kamarier në Tiranë, dhe natën s'ka pas njeri të huaj në shteepi, por do ishim vetëm ne të shtëpisë. Mbasi piu kafen na kërkoi të dilnin të flisnim veçmas ne si vëllezër bashkë me atë, dhe kemi dalë të tre në rrugë para makinës më të cilën kishin ardhur këta dy persona. Kujtojmë se makina ka qënë tip foristradë më ngjyrë të errët dhe dukeshin edhe 2 persona të tjerë brenda që nuk kanë zbritur nga makina. Në bisedë e sipër Fatos Skeja na tha: "Kam qenë me Sali Berishën kokë më kokë në zyrën e tij. Prandaj kam ardhur që të pranoni Sali Berishën të pijë kafe këtu, si njeri i thjeshtë pa bujë dhe kamera. Unë Fatos Skeja do t'jua gjej se kush jua ka vrarë vëllain e do jua sjell me fotografi personin, si dhe do ju ndihmoj si familje nga gjëndja ekonomike". Ne i thamë, që Sali Berisha mund të kishte ardhur në varrim si çdo njeri tjetër se është zakon që shqiptarët ja hapin derën për mort kujdo, edhe mikut edhe hasmit. Por ne nuk pranojmë vizita me kështu kushtesh siç na e thua ti, dhe as blihemi e as nuk e shesim gjakun e vëllait me lekë. Fatos Skeja këmbënguli gjatë duke na thënë se kishte një shumë parash, nuk i cilësoi se sa, por se kishte valixhe në makinë. Kemi ndenjur gati një orë e gjysëm në rrugë të tre si vellezër dhe Fatosi. Ai ka këmbëngulur gjatë duke na thënë "pranojeni Sali Berishën, pse s'e pranoni se ai s'ka gisht në këtë punë". Vëllai i madh në emrin tonë ka folur dhe refuzuar marrëveshjen, por Fatosi ai vazhdonte të këmbëngulte dhe na sqaroi se ka qenë në tarracë në datën 21 janar, sipër kryeministrisë dhe e ka parë nga ka ardhur plumbi dhe kush e ka vrarë Hekuranin. Na ka thënë se vetëm pranoni Saliun që të vijë me pi kafe këtu dhe të, gjitha gjërat do i rregulloj unë. Por ne definitivisht refuzuam çfarëdolloj marëveshje për ato që ai kërkoi dhe premtoi dhe në mënyrë të Fatos Skeja dhe i njohuri jonë e ftoi të largohej, pasi këmbëngulte me dëshpërim e nuk ikte, dhe duke qenë të lodhur dhe të acaruar i thamë që të largohej, sepse do e merrnin në telefon në një kohë të dytë. Mbas rreth gjysëm ore, unë Zabit Deda e kam marrë në telefon Behar Spahinë tek numri i tij i telefonit 068… dhe i kam thënë që nuk pranojmë asnjë marrëveshje me Fatos Skejën apo kushdo tjetër. Kemi pritur që policia e prokuroria të na thërrasin e pyesin për ngjarjen, por deri më sot nuk na ka thirrur askush. Këto që po deklarojmë më sipër i kemi bërë publike edhe në media në "Top-channel" si dhe para gazetarit Artan Hoxha. Kemi bindjen se Fatos Skeja ishte në dijeni të plotë të ngjarjes dhe autorëve të saj. Në këto rrethana, i kërkojmë prokurorisë të hetojë me objektivitet këtë shtetas dhe persona të tjerë të lidhur me sa deklarojmë ne, për kryerjen e veprave penale të "Moskallzimi i krimit" dhe "Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës" të parashikuara nga nenet 300 dhe 301 të Kodit Penal, si dhe çdo vepër tjetër penale që lidhet me vrasjen e vëllait tonë Hekuran Deda.
(sg/shqiptarja.com)