Drama e fëmijëve siriane duket sikur nuk do të mbarojë.

Së fundi, një foto e një video nga Siria, tregon dy fëmijë vëllezër të cilët po vajtojnë vëllain e tyre, i cili ka humbur jetën gjatë një sulmi ajror.

Vogëlushët qajnë dhe përqafojnë njëri-tjetrin në një pamje tronditëse të marra nga një spital dhe të postuar në internet nga Qendra Mediale në Halep.

Kjo foto është edhe një përkujtues tjetër drithërues i tmerrit me të cilin përballen fëmijët në vendin e shkatërruar nga lufta.

Javën e kaluar fotografia e një djali të përgjakur në pjesën e pasme të një autoambulance u shpërnda në mënyrë virale si një simbol i tmerrit të luftës civile në Siri.

5-vjeçari Omran Daqneesh ishte një prej pesë fëmijëve të plagosur gjatë një sulmi ajrore


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com