Babai i rrjetit më të rëndësishëm virtual Facebook, Mark Zuckerberg do të bëhet së shpejti babai i një vajze.
Ka qenë vetë Zuckerberg, i cili e ka ndarë këtë lajm me pikërisht në rrjetin social të krijuar prej tij. “Prishila dhe unë kemi një lajm të rëndësishëm për t’iu dhënë, presim një vazjë,”-ka shkruar Marku në profilin e tij në Facebook ku ka më tepër se 490 të regjistruar në të gjithë botën.
Prishila dhe Marku janë lidhur në martesë në vitin 2012, pasi janë njohur në universitetin e Harvardit.
Përveç këtij lajmi Marku ka bërë të ditur dhe një histori mjaft personale: Duam t’iu tregojmë sesi kanë shkuar gjërat që në fillim. Jemi përpjekur të bëhemi me fëmijë disa herë por kemi patur 3 aborte.
Pjesa më e madhe e njerëzve nuk flasin për diçka të tillë, por në botën e hapur dhe të lidhur të ditëve të sotme këto probleme nuk na largojnë, përkundrazi na afrojnë. Urojmë që ndarja e kësaj ekperience nga ne t’u kthejë shpresën shumë njerëzve.
Lajmi i mirë është se shtatzënia jonë ka arritur në një pikë ku rreziku për të humbur vajzën është shumë i vogël dhe ne kemi shumë besim,”-vijon themeluesi i Facebook. Ai shton se në ekografi vajza i ka bërë shenjën e “pëlqimit” kështu që e di që do kujdesem për të. Përfundimisht ajo është që tani një “bebe sociale”.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com