Vëzhgim/ Një ditë pune në
maternitetin “Koço Gliozheni”

Vëzhgim/ Një ditë pune në<br />maternitetin “Koço Gliozheni”
 Report Televizion ndoqi nga afër emocionet e stafit të maternitetit “Koço Gliozheni” dhe të nënave që sjellin në jëtë bebet e tyre.

Sipas mjekëve dhe infermierëve, momenti i lindjes së një foshnjeje është shumë emocionues si për nënat ashtu dhe për stafin që amniston.
 
Ky tingull është ftesa e parë e jetës. Pritja e gjatë e muajve dhe dhimbjet e shtuara të orëve të fundit shkrihen tek kjo e qarë e shumëpritur. Jemi tek “Koço Gliozheni”, aty ku ndër vite mijëra foshnje kanë ardhur në jetë.
 
 
Për stafin e maternitetit lëvizja e shpejtë nëpër korridore apo hyrje – daljet në sallat e lindjes i përkasin rutinës së tyre të përditshme. Report Tv pati akses ekskluziv të një dite pune në këtë maternitet, të prirur nga kureshtja për të parë nga afër se çndodh në këtë godinë “jete”.
Drejtorin e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Arben Rrugian, e gjejmë pranë sallës së operacionit, teksa na sqaron rreth trendit të lindshmërisë.
 
Arben Rrugia, drejtori i Koço Gliozhenit shpjegon  rastet e lindjeve në vendi tonë :
“Në përgjithësi në bazë të statistikave për të gjithë Shqipërinë, ky trend është në ulje. Në përqindje diku rreth 5-10 përqind, për shumë faktorë të cilët janë dhe faktorët ekonomik, social dhe lëvizja e popullatës “
 

Lindshmëria thekson Dr. Beni është ulur me 5%, po fluksi i pacientëve ka ardhur në rritje.
 
Drejtori i  maternitetit “Koço Gliozhenit” thotë se ka patur raste të shtuara të nënave që vijnë nga rrethet në maternitetin “Koço Gliozheni”  :
“Kemi një shtim tepër të madh të rasteve me bebet e  porsalindur, ku duke e krahasuar me vitin e kaluar, kemi  një rritje rreth 30 përqind të fluksit të bebeve, që vijnë nga rrethet të cilat i kemi nën patronazh”.
 
Sipas drejtorit Rrugia bashkëpunimi ndërkombëtar është pjesë e objektivave për rritjen e cilësisë së shërbimit.
 
Gjithashtu drejtori tregon se po implementohet një program binjakëzimi dhe trajnimi për stafin e Koço Gliozhenit : 
“Jemi në stadet përfundimtare të një marrëveshje bashkëpunimi dhe binjakëzimi me spitalin e bashkuar të Bergamos. Kemi filluar një program kualifikimi për mjekët speciaslistë, duke i çuar në kurse trajnimi 3-4 mujore në një nga klinikat më të mira në Itali”, përfundon drejtori i maternitetit  Arben Rrugia.
 
 
Ledia Bozgo është një nga mjeket obsteter gjinekologe, e cila ka zhvilluar trajnimin në Itali.
 
Ledia Bozgo , obsteter gjinekologe tregon për Report Tv për trajnimin në Itali dhe përfititmet që marrin mjekët: 
“Për ne që jemi mjek qe një mundëësi shumë e madhe , jo rrallë  herë të jepen këto mundësi.  Kryesisht ishte në fushën e ekografisë dhe diagnozën prenatale, pra anomalitë morfologjike, që mund të kenë bebet që i diagnostifikojnë që ne barkun e nënës. Që është shumë e nevojshme sidomos në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, sepse është një degë e re që futet”, theksoi mjekja Bozgo.
 
Po përtej edukimit të vazhdueshëm në fushën e mjekësisë, ajo veccon edhe anën njerëzore të profesionit.
 
Gjinekologia Ledia Bozgo tregon për punën dhe pasionin në maternitet teksa presin të vijnë në jetë bebet :
“Puna jonë është një punë që është shumë e bukur, shumë e lodhshme, do guxim do pak intuitë, por sekreti kryesor është durimi”
 

 
Kryeinfermierja Yllka Bardhi, shpjegon për teleshikuesit e Report Tv se si është të ndihmosh një nënë teksa sjellë në jetë foshnjën e saj: 
“Asistova në një lindje me operacion, nëna lindi një fëmijë mashkull, ishte diçka e mrekullueshme, një fëmijë që mezi e prisnin”.
 

Kryeinfermierja Bardhi, prej 25 vjetësh punon në  profesioni e saj, ndërsa na rrëfen për emocionet që ajo përjeton në një lindje:
“Është një emocion si për herën e parë, është një emocion që nuk mund të përshkruhet me fjalë”.
 
Edhe Ameli, e cila është gati të dalë për herë të parë përtej mureve të “Kiço Gliozhenit”, është pritur nga mamija Yllka Bardhi.
Amelia tregon ndjesitë para shtatzanisë dhe emocionet e para  kur mban në krah foshnjën e porsalindur:
“Shumë më ndryshe, komplet emocione të tjera nga ato që i ke në bark para shtatëzanisë, kur lëvizë, pastaj kur e kupton qe e ke në krah është emocion krejt tjetër. Falë stafit shkoi gjithçka  shumë mirë”.
 
Ndërsa Besiani ka lindur në orën 2 të mëngjesit, i ka dhuruar mamasë së tij, Evës, gëzim të pamatë.
“Nëntë muajt i harrova shpejt, ama dhimbjet e mbrëmshme të lindjes edhe ato paçka kaluan , nuk u ndien sot, nuk u ndien fare. Rri e shikoj është aty djali, e kam bërë unë apo jo”, thotë nënë e besianit të vogël
 
Deri në gusht të 2017-ës janë 2507 foshnje që kanë lindur në maternitetin „Kocco Gliozheni“. Sfidat e bluzave të bardha në këtë maternitet mbeten të përditëshme në atje ku ze fill jeta
 
 Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm