Vullnetarët Birdëatching në kuadër të projektit  “Zhvillimi i turizmit natyror në Rajonin e Shkodrës” ishin këtë fundjavë në Liqenin e Shkodrës dhe në Velipojë, për identifikimin dhe përcaktimin e itinerareve Birdëatching & Eildlife.

Nga raportimi që bëjnë del se vëzhguan qindra Bajza, Pulujza, Çafka, Kredharakë, Dallandyshe deti dhe Karabullakë,që ushqeheshin qetësisht në ujërat e liqenit.Në sipërfaqet e hapura ujore, teleskopi i vëzhgimit, mbushej me gjallesa gjithëfarëllojesh, raportohet nga vëzhguesit.

Por ata raportojnë se edhe në prani të tyre, u dëgjuan 4 krisma armësh gjahu që i trembën shpendët të cilët u larguan menjëherë.iqeni i Shkodrës është Zonë e Mbrojtur dhe ligji e ndalon gjuetinë, por shkelës të tij veprojnë edhe në këtë zonë.

“Autoritetet përgjegjëse, menaxhuese dhe kontrolluese, duhet duhet të bëjnë kujdes që këtë pasuri dhe kënaqësi të gjithkujt të mos e shkatërrojnë disa kondrabandistë”,  thonë aktivistët për mbrojtjen e natyrës dhe të kafshëve.

Marrë nga ATSH
(s.m/shqiptarja.com)