Rreth 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian pritet të ndjekin nga afër procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.
Udhëheqësi i Misionit vëzhgues nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle tha se zgjedhjet e 11 qershorit, kur do të zgjidhen përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Kosovës, janë shumë sfiduese dhe shihen si një mundësi e mirë për të demonstruar pjekurinë demokratike të Kosovës.
Misioni vëzhgues i zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian për të tretën herë po ndjek nga afër proceset zgjedhore në Kosovë.
Vëzhgimi i zgjedhjeve, sipas Peterle, do të monitorojë gjithë procesin dhe jo vetëm ditën e votimeve. Ai tha se tashmë kanë zhvilluar takime me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë dhe të gjithë akterët e përfshirë në proces.
“Të gjithë akterët politikë duhet të përmbahen nga gjuha fyese ose format e trysnisë dhe frikësimit e cila do të minonte integritetin e procesit zgjedhor”, tha Peterle.
Ai tha po ashtu se Misioni vëzhgues nga BE-ja, dëshiron të sigurohet që të gjithë votuesit me të drejtë vote nga të gjitha komunitetet të kenë mundësinë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Sa i përket pjesës veriore të Kosovës të banuar nga shumica serbe, dhe ku ndikimi i Serbisë është i theksuar, Peterle tha se kjo nuk e ndryshon misionin dhe as metodologjinë e punës së vëzhguesve nga BE-ja.
Ndërkohë, edhe vëzhguesit vendorë tashmë janë duke e ndjekur nga afër procesin..
Kurse David Ondraçka nga Transparency International tha se nga fillimi i këtij viti është duke u punuar me Institutin Demokratik të Kosovës, me qëllim të rritjes së transparencës së partive politike rreth fondeve që shfrytëzojnë.
Vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë, kanë paralajmëruar se do të dalin me raporte mbi ecurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, duke nxjerrë si anët pozitive ashtu edhe ato negative të gjithë procesit.REL
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com