Vaji i fast-foodeve i rrezikshëm
Mungon ligji për kontrollin e tij

TIRANE - Vaji që përdoret në Fast-Food nuk mund të kontrollohet, kjo pasi në vendin tonë nuk ekziston një ligj që të përcaktojë nivelin e lejuar të produkteve polare, që krijohen pas skuqjes së vajit.

Produktet polare janë një tregues i shkallës së degradimit të vajit, i zbërthimit, shkatërrimit, oksidimit dhe krijimit të produkteve të tjera, që janë produktet e oksidimit dhe polerimizimit, produktet e polimerizimit janë ato produkte që shkaktojnë disa komponentë që janë edhe kancerogjene.

Sipas Donika Boçarit, shefe laboratori në departamentin e Shëndetit dhe Mjedisit në ISHP, në Shqipëri nuk ka një ligj që të përcaktojë se sa duhet të jetë niveli i produkteve polare të vajit. “Në të gjithë shtetet e Evropës kanë një nivel të lejuar të këtyre produkteve polare në vaj.

Ndërsa ne nuk kemi ende një ligj, që të përcaktojë se sa duhet të jetë niveli i këtyre produkteve polare në vaj. Prandaj studimet që kemi bërë  i kemi bërë me qëllimin që të shikojmë gjendjen dhe pastaj të rekomandojmë politikëbërësit, që të vendosin ligjin.

Pra që te ligji i ushqimit të shtojnë edhe një pikë tjetër për nivelet polare që duhet të jetë për vajrat e skuqjes nëpër fast-foode dhe restorante” shprehet Boçari. Vaji pasi arrin në pikën e degradimit krijon disa substanca kancerogjene. “Pasi vaji arrin pikën e degradimit nxjerr një numër të madh substancash.

Nga këto kancerogjene janë pesë  a gjashtë” thotë laburantia. Në vendet evropiane nëse niveli i  produkteve polare është mbi 25% ai është i dëmshëm. Kimistja më tej këshillon edhe amvisat që, nëse vaji ka filluar të nxjerrë tym ai nuk duhet të përdoret më.

“Shpesh herë amvisat bëjnë një gabim, kur digjet vaj thonë: ‘Nuk ka gjë’ dhe vazhdojnë punën duke skuqur. Kjo është gabim, se nëse vaj ka arritur të nxjerri tymë ai është shkatërruar dhe ka krijuar produkte të rrezikshme dhe sa më shumë të rrijë në atë temperaturë dhe sa më shumë produkte të skuqim aq më keq dhe më shumë formohen këto produkte të dëmshme” thotë Boçari.

Sipas Donika Boçarit, vaji më i mirë për të skuqur është vaji i lulediellit, sepse e ka pikën e tymëzimit më të lartë. “Ky vaj degradohet pasi ka arritur temperaturën 246 gradë celcius. Më pas vjen vaji i misrit ai e ka temperaturën e tymëzimit 226 gradë celcus.

Ndërsa vaji i ullirit e ka pikën e tymëzimit 196 gradë celsius, prandaj është më mirë mos të përdoret për të skuqur” përfundon Boçari.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)