Vaji i ullirit – Si kurë për tensionin, zemrën dhe diabetin

Vaji i ullirit – Si kurë për tensionin, zemrën dhe diabetin

Vaj ulliri

Njerëzit që konsumojnë një regjim ushqimor mesdhetar vuajnë më pak nga sëmundjet kardiovaskulare. Ekspertët besojnë se çelësi i suksesit të këtij regjimi ushqimor është pikërisht vaji i ullirit. Ky vaj përmban fenolë të cilët janë tepër efikasë në hollimin e gjakut dhe parandalimin e mpiksjes së tij.

Bllokimi i enëve të gjakut konsiderohet një faktor i lartë rreziku për atakun në zemër dhe isheminë. Fenolët tek vaji i ullirit luajnë edhe rolin e antioksidantëve të cilët ulin rrezikun e sëmundjeve kronike.

Përfitime Të Tjera Të Vajit Të Ullirit

Studimet shkencore mbi këtë çështje, të cilave u referohet AgroWeb.org  tregojnë se vaji i ullirit ka aftësinë të:

-Përmirësojë tensionin e gjakut dhe nivelin e lipideve,
-Parandalojë diabetin e tipit 2 dhe të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët,
-Ulë rrezikun e mpiksjes së gjakut që shkakton atak të papritur në zemër,
-Të ulë rrezikun e sëmundjeve tumorale

Vaji I Ullirit, Një Zgjedhje E Zgjuar Dhe E Shëndetshme

Vaji i ullirit është gjithmonë një zgjedhje e shëndetshme për konsumatorin për dy arsye.

Profili I Yndyrnave Të Vajit Të Ullirit

Vaji i ullirit përbëhet kryesisht nga yndyrna mono-të-pangopura e të shëndetshme. Ky profil është i dobishëm për uljen e nivelit të kolesterolit. Kësisoj ju mund ta përdorni vajin e ullirit për të zëvendësuar ushqime si gjalpi dhe yndyrnat e tjera.

Mikroushqyesit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban  mbi 230 përbërës bioaktivë tepër të rëndësishëm për organizmin. Këtu përfshihen edhe antioksidantët, vitamina E dhe polifenolët.

Si Të Ruani Vajin Më Të Mirë Të Ullirit

Mënyra se si blini dhe ruani vajin e ullirit është e rëndësishme për të korrur përfitimet maksimale prej tij. Nxehtësia, drita dhe oksigjeni jo vetëm që e degradojnë shijen dhe aromën e tij por edhe vlerat shëndetësore. Për rezultate më të mira ju duhet:

-Ta mbani vajin e ullirit në shishe qelqi, në errësirë dhe në një vend të freskët, por jo në raftet që ndodhen sipër furrës.
-Të blini shishet të renditura sa më thellë në raftet e supermarketeve.
-Të lexoni etiketat dhe të kuptoni periudhën e ekspozimit të vajit ndaj faktorëve denigrues.
-Kohëzgjatja ideale e vajit të mirë është 12 muaj.
-Kura më e mirë është një lugë vaj ulliri në mëngjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital 

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital