Vajza 4-vjeçare bie nga kati i pestë në Torino, shpëtohet mrekullisht nga një kalimtar

Vajza 4-vjeçare bie nga kati i pestë në Torino, shpëtohet mrekullisht nga një kalimtar

Mattia Aguzzi

ITALI- ‘Fillova të marr frymë përsëri kur e dëgjova të qante!’ Kështu shprehet Mattia Aguzzi, 37 vjeç, një kalimtar i cili shpëtoi mrekullisht një vajzë 4-vjeçare e cila ra nga ballkoni i shtëpisë së saj nga kati i pestë në Torino.

Nga të dhënat paraprake vogëlushja thuhet se është ngjitur në ballkon dhe ka rënë aksidentalisht, por po kryhen hetime për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ndërsa alarmin për rënien e vogëlushes nga ballkoni e dha një fqinj që jetonte në pallatin përballë. Pikërisht kjo tërhoqi vëmendjen e kalimtarit i cili teksa pa vogëlushen nxitoi ta shpëtonte.

"Po kalonim në këmbë. Dëgjuam një djalë që bërtiste nga ballkoni i pallatit përballë i cili i tha të qëndronte pa lëvizur, por vajza ra! Kur u ktheva pashë Mattia që e kishte kapur”- thotë Gloria Piccolo, e dashura e Mattia Aguzzi.

‘Ai ra në gjunjë! Ajo filloi të qante dhe në atë moment! ne thamë: ‘Ajo është gjallë’

Gloria është ende e emocionuar kur flet: ‘Ai ishte i mrekullueshëm. Edhe djali nga ballkoni dhe po të mos e kishte parë nuk do ta kishim vënë re’- shpjegoi ajo.

Fëmija është ende i shtruar në Regina Margherita. Gjendja e saj u vlerësua e mirë nga mjekët, të cilët megjithatë e mbajnë nën vëzhgim. Prindërit e saj janë në spital me të.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim